spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
18:27
HomeKosovaPërmbytjet / Aksi Ferizaj - Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj...

Përmbytjet / Aksi Ferizaj – Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim.

Sipas Policisë së Kosovës, i mbyllur për qarkullim mbetet aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, konkretisht segmenti te fshati Sojevë, për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.

- Advertisement -

Automjetet që qarkullojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj – Mirosalë – Gjilan dhe anasjelltas.

Ndërkaq, rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, por qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë së madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se qytetarët duhet të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat