spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
10:18
HomeKosovaPërmbytjet kërcënojnë pjesën perëndimore të Kosovës

Përmbytjet kërcënojnë pjesën perëndimore të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të mëdha të shiut të martën dhe të mërkurën.

Të hënën mbrëma, Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi se vendi do të përballej me reshje shiu në dy ditët në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

- Advertisement -

Të martën, hidrologu Bashkim Kastrati tha për Radion Evropa e Lirë se pjesa perëndimore e Kosovës është më e rrezikuara nga përmbytjet, si pasojë e mundësisë së daljes lumenjve nga shtrati.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete”, tha instituti, pa dhënë më shumë hollësi.

- Advertisement -

Ndërkohë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi të martën se ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në anën tjetër, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik vërshimesh.

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave. /REL

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat