spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
23:14
HomeBotaPërmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoritetet spanjolle lëshuar edhe një paralajmërim për stuhi të enjten për pjesën e rajonit të Valencia, ku një ditë më parë së paku 95 njerëz humbën jetën nga përmbytjet shkatërruese.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të enjten për një numër të papërcaktuar të njerëzve të zhdukur në fushat dhe veturat e përmbytura.

- Advertisement -

Autoritetet nuk kanë treguar se sa njerëz janë zhdukur, por ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha të mërkurën vonë se numri i të vdekurve do të rritet sipas të gjitha gjasave.

Uji grumbullon vetura në një llagje të Valencias, Spanjë, si pasoj e përmbytjeve vdekjeprurëse, 30 tetor 2024.

- Advertisement -

Moti i qetë u rikthye të enjten në pjesët më të goditura nga përmbytjet më të mëdha në shekullin e fundit në Spanjë përreth qytetit të Valencias, por Instituti Meteorologjik i vendit, AEMET, e lëshoi alarmin e shkallës më të lartë për provincën Castellon.

Meteorologët thanë për tetë orë pareshtur ra shi i vlefshëm për një vit në pjesën e Valencias të martën, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse.

“Ka stuhi shumë të fuqishme në zonë, posaçërisht në veri të Castellonit. Moti i keq vazhdon! Kini kujdes!” paralajmëroi AEMET, duke i këshilluar njerëzit të mos udhëtojnë për në këtë pjesë të vendit, raporton REL.

Përmbytjet në Valencia shkatërruan infrastrukturën e rajonit, duke prishur ura, rrugë, hekurudha dhe ndërtesa, pasi lumenjtë dolën nga shtrati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat