spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
07:32
HomeKosovaPrishtinaPërparim Rama humb betejën ligjore – rregullorja për mbeturinat nuk shfuqizohet

Përparim Rama humb betejën ligjore – rregullorja për mbeturinat nuk shfuqizohet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës, vendosë: Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave mbetet në fuqi, faturat duhet të paguhen në KRM “Pastrimi”

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023, të plotësuar me 05.12.2024 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024.

- Advertisement -

Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se “të ndalohet prodhimi i efekteve juridike të Rregullores” nuk ka bazë ligjore dhe se pezullimi i zbatimit të aktit nënligjor nuk mund të bëhet pa vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij. Me këtë, Gjykata rrëzon pretendimin e Komunës për ndërprerjen e efekteve juridike të rregullores derisa të vendoset meritorisht për padinë.

- Advertisement -

Gjykata vendosi gjithashtu që aktgjykimi merr formë të prerë menjëherë pas komunikimit me palët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat