spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
15:35
HomeKosovaRama paralajmëron mbylljen e vendpunishteve në Prishtinë: Do të revokohen lejet për...

Rama paralajmëron mbylljen e vendpunishteve në Prishtinë: Do të revokohen lejet për çdo shkelje të sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar marrjen e një vendimi emergjent për rritjen e sigurisë publike në të gjitha zonat e ndërtimit në kryeqytet.

I shqetësuar me gjendjen aktuale në terren, Rama bëri të ditur se ka ftuar drejtorët e dikastereve përkatëse për të krijuar „Komisionin për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e kryeqytetit“. Ky komision do të përbëhet nga ekspertë të urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave.

- Advertisement -

Në postimin e tij, kreu i Prishtinës ishte i prerë lidhur me masat që do të ndërmerren pas raporteve të inspektimit.

„Dua të jem shumë i qartë: të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë! Ato do t’i nënshtrohen një analize të detajuar institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokim të lejes së ndërtimit“, ka shkruar Rama.

- Advertisement -

Përveç kompanive ndërtimore, kryetari ka paralajmëruar llogaridhënie edhe për stafin e tij. Ai theksoi se çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar parregullsitë në terren do të mbahet përgjegjës. Në përfundim të njoftimit të tij në Facebook, Rama u bëri thirrje subjekteve ndërtimore që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të respektojnë ligjin në fuqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat