spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:26
HomeSportPërplasen në distancë dy lojtarët me prejardhje nga Kosova

Përplasen në distancë dy lojtarët me prejardhje nga Kosova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Futbollisti i ri i Kosovës dhe ish-lojtari i Zvicrës, Albian Hajdari, ka reaguar ndaj deklaratave të Granit Xhakës, i cili kishte thënë se ai dhe Leon Avdullahu zgjodhën Kosovën vetëm sepse nuk gjetën hapësirë te kombëtarja zvicerane.

Hajdari e hodhi poshtë këtë pretendim gjatë konferencës për media para ndeshjes Kosovë–Zvicër, duke theksuar se vendimi i tyre ka ardhur nga zemra.

- Advertisement -

“Unë dhe Leoni e kemi zgjedhur Kosovën me bindje dhe me dashuri. Ajo që ka thënë Granit Xhaka është thjesht mendimi i tij”, u shpreh ai.

Përballja e shumëpritur mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të martën mbrëma në orën 20;45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2026

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat