spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:02
HomeLajmePërplasje me akuza të rënda: Gazetari Mehmetaj sfidon deputetin e VV-së –...

Përplasje me akuza të rënda: Gazetari Mehmetaj sfidon deputetin e VV-së – “Hajde në studio,…”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përplasja publike mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe zyrtarit të VV-së, Valon Murati, ka arritur kulmin!

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Valon Hoti, pas një statusi të këtij të fundit ku i referohej “Lirimit” si proces që është blerë më lirë se Çlirimi. Mehmetaj e akuzon publikisht deputetin për përfshirje në veprime kriminale, duke e sfiduar publikisht përballë fakteve dhe kamerave.

- Advertisement -

“Lej përrallat, hajde n’studio ose në prokurori…” – ishte sfida direkte e Mehmetajt për Hotin.

Ai thekson se dallimi mes tij dhe “falangave me aktivitet kriminal dhe aksione terroriste” është fakti se ai prezanton fakte, ndërsa “ata vetëm llafe”. Akuza më e rëndë: Mehmetaj pretendon se Valon Hoti dhe një grup prej pesë personash kanë zënë priten një personi dhe kanë dashur ta rrahin brutalisht, madje “deri në ekzekutim final”.

- Advertisement -

“Nëse ke guxim, eja në studio, t’i lëshoj incizimet”, i drejtohet Mehmetaj deputetit të VV-së, duke e sfiduar të përballet me faktet.

Gazetari paralajmëron:

“Edhe nëse secilin prokuror e keni blerë, edhe nëse do të më kushtoj me jetë, e gjithë Kosova do ta kuptojë se përveç grupit të Radojiçiç-it, ju jeni grupi tjetër që ka sulmuar Kosovën!”

Në fund, Mehmetaj nuk ngurron të përmendë edhe kontributin familjar, duke e konsideruar obligim të denoncojë publikisht “kriminelët që po mbrohen nga pushteti aktual”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat