spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
02:10
HomeKosovaPërplasje në rrjete: Komente fyese ndaj Nënës Rukë ndezin debat pas deklaratës...

Përplasje në rrjete: Komente fyese ndaj Nënës Rukë ndezin debat pas deklaratës së Anita Haradinajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdor, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, kishte deklaruar Alban Krasniqi, bashkëshorti i ish-ministres së Drejtësisë dhe ish-nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Por debati nuk u mbyll me këtë deklaratë. Në orët e fundit, u publikua edhe një reagim i Anita Haradinajt, bashkëshortja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj (reja e Nënës Rukë), e cila ka thënë se Nëna Rukë ka qarë nga komentet e Alban Krasniqit.

- Advertisement -

Përplasje në rrjete: Komente fyese ndaj Nënës Rukë ndezin debat pas deklaratës së Anita Haradinajt

Në rrjetet sociale është hapur një debat i ashpër, pasi u publikua një postim ku citohej deklarata e Anita Haradinajt: “Nëna Rukë qau nga komentet e Alban Krasniqit.” Menjëherë pas këtij citimi, hapësira e komenteve u mbush me reagime të polarizuara, ku nuk munguan as shkrimet me tone të ashpra e fyese ndaj Nënës Rukë.

Në mesin e komentuesve u veçua profili Gentonis Koci, i cili në rrjete sociale është prezantuar si i afërm (“tezaku”) i deputetit Alban Krasniqi. Në komentet e tij, ai përdor një ton nënçmues dhe provokues, duke kërkuar që të mos përmendet emri i Nënës Rukë dhe duke ironizuar reagimet që pasuan deklaratën e Anita Haradinajt.

- Advertisement -

Debati u përshkallëzua edhe më tej kur Koci e zhvendosi diskutimin te historia e familjes Haradinaj, duke e përdorur temën e humbjeve gjatë luftës si argument polemik, çka nxiti kundërreagime të menjëhershme nga komentues të tjerë.

Një pjesë e komentuesve e kundërshtuan gjuhën e përdorur, duke kërkuar që të mos preken nënat dhe familja në debatet politike, ndërsa të tjerë e minimizuan reagimin publik. Përplasja vazhdoi me replika të ndërsjella, ku njëra palë e konsideron të tepërt reagimin, ndërsa pala tjetër e quan tejkalim të çdo kufiri sulmin verbal ndaj një figure familjare.

Rasti po zhvillohet në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, ku retorika politike në rrjetet sociale po ashpërsohet çdo ditë. Konteksti lidhet edhe me një intervistë ku Ramush Haradinajt iu shfaq një video e Nënës Rukë, e cila fliste për dhimbjen e mungesës së djemve të saj, të rënë në luftë dhe të shpallur dëshmorë e heronj.

Ngjarja po shihet si një tjetër dëshmi e polarizimit të skajshëm, ku përplasja politike po zbret edhe në shënjestrim personal e familjar, sidomos në platformat sociale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat