Administrata e Donald Trump ka akuzuar kompaninë e njohur Amazon se kjo e fundit do t’i shfaq detajet se sa do të kushtojnë mallrat me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan.
“Ky është një akt armiqësor dhe politik nga Amazon”, ka thënë Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Komentet bënë që aksionet e Amazon të binin me 2.2% në tregtimin para tregut, por aksionet që u rimëkëmbën po tregtohen pothuajse në të njëjtin nivel.
Leavitt tha se masa e Amazon nuk ishte një surprizë duke pasur parasysh një raport të vitit 2021 nga Reuters se kompania e teknologjisë kishte partneritet me një “krah të propagandës kineze”.
Por me këtë konstatim nuk është pajtuar kompania e Jeff Bezos.
“Ekipi që drejton dyqanin tonë me kosto ultra të ulët në Amazon Haul ka shqyrtuar vendosjen e tarifave të importit për produkte të caktuara. Kjo nuk ishte kurrë një konsideratë për faqen kryesore të Amazon dhe asgjë nuk është zbatuar në asnjë pronë të Amazon”.