spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
21:25
HomeKosovaPërplasje politike: Çitaku godet Kurtin për rendin kushtetues

Përplasje politike: Çitaku godet Kurtin për rendin kushtetues

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, në të cilën akuzoi partitë opozitare për sjellje joshtetërore dhe anti-institucionaliste, si dhe për mosnjohje të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku tha se vetë Kurti është ai që s’e njeh këtë rezultat zgjedhor, duke e theksuar se “51% nuk janë 100%”.

- Advertisement -

“Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin”.

Ajo përmendi votimin e zgjatjeve buxhetore e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës dhe tha se Kurti nuk e njeh as bashkëpunimin e as kompromisin.

- Advertisement -

“Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”.

Në fund, Çitaku tha se Kurti si “shkelës serik i Kushtetutës” nuk e ka problem përmbysjen e rendit kushtetues.

Albin,

Nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%.

Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme.

Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar.

Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet.

Si shkelës serik  i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin Kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë.

Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen.

E akuzuan për puç e shkelje kushtetuese, Kurti: Sjelljet e opozitës janë joshtetërore dhe anti-institucionaliste

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat