spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:00
HomeSportPërplasje publike: Nëna e Edon Zhegrovës shpërthen ndaj gazetareve pas kritikave të...

Përplasje publike: Nëna e Edon Zhegrovës shpërthen ndaj gazetareve pas kritikave të Qeqas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale mes nënës së futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, dhe gazetares Qeqe Krelani. Shkak për reagimin e nënës së sulmuesit të talentuar është bërë një koment kritik i Krelanit ndaj paraqitjes së Zhegrovës me fanellën e Kosovës.

Sanije Rexhepi Zhegrova, nëna e lojtarit, ka reaguar me tone të ashpra, duke e quajtur gazetaren “zhele” dhe duke e akuzuar për shpifje ndaj djalit të saj, të cilin e cilëson si “diamant që po lë gjurmë në gjithë botën”.

- Advertisement -

“Ti dhe disa gazetarë që nuk e njohin as në Francë, jeni vetëm amatorë,” shkroi ajo në komentin që po qarkullon gjerësisht online. Ajo madje shkon më tej duke i drejtuar fjalë të rënda personale Krelanit, duke e quajtur “e flliqur” dhe duke thënë se “i vjen keq për nënën tënde”.

Ky incident ka nxitur debat të gjerë mes tifozëve dhe opinionit publik, me reagime të shumta në mbrojtje të Zhegrovës por edhe në kritikë ndaj gjuhës së përdorur nga nëna e tij. Komentet janë ndarë në rrjete sociale me mijëra pëlqime dhe qindra reagime.

- Advertisement -

Rrjeti duket se është ndarë në dy kampe: ata që mbrojnë Zhegrovën dhe familjen e tij për ndjeshmërinë ndaj kritikave, dhe ata që kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi në reagimet publike, veçanërisht nga figurat që janë në vëmendjen e publikut.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat