Banorët e BBVK-së akuzojnë njëri-tjetrin për të kaluarën e prindërve të tyre në ish-sistemin jugosllav, respektivisht të Serbisë. Xuxi e akuzoi Drenushën duke thënë se babai i saj ka dënuar të akuzuar politikë nga ish-sistemi serb.
Në anën tjetër, Drenusha u përpoq të mbronte babain e saj, duke thënë se ai ka dënuar vetëm kriminelë ordinerë dhe se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte lutur që të vazhdonte të qëndronte në detyrë edhe pasi ishte shfuqizuar autonomia e Kosovës brenda kuadrit të ish-Jugosllavisë, duke dhënë edhe argumente të tjera.



