spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
01:34
HomeBotaPërshkallëzohet konflikti, Izraeli e Hezbollahu paralajmërojnë sulme

Përshkallëzohet konflikti, Izraeli e Hezbollahu paralajmërojnë sulme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hezbollahu njoftoi kanë nisur luftimet me forcat izraelite që përpiqeshin të depërtonin në fshatin Ramya në Libanin jugor, pasi një paqeruajtës i OKB-së u plagos në konfliktin e përshkallëzuar të Izraelit me grupin libanez të mbështetur nga Irani.

Sulmet izraelite kanë tronditur bazën kryesore të paqeruajtësve në Libanin jugor, duke bërë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe vendet perëndimore të dënojnë sulmet.

- Advertisement -

Forca UNIFIL e quajti atë një “zhvillim serioz” dhe tha se siguria e personelit dhe pronës së OKB-së, duhet të garantohet.

Franca thirri ambasadorin e Izraelit dhe lëshoi një deklaratë me Italinë dhe Spanjën duke i quajtur sulme të tilla “të pajustifikueshme”.

- Advertisement -

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai po i kërkonte Izraelit të mos godiste forcat UNIFIL.

Rusia tha se ishte “e indinjuar” dhe i kërkoi Izraelit të përmbahej nga “veprimet armiqësore” kundër paqeruajtësve.

Sulmet ushtarake izraelite në Gaza të shtunën vranë të paktën 29 palestinezë, thanë mjekët, ndërsa kishte njoftime se forcat izraelite, vazhduan të shtyheshin më thellë në zonën e Jabalia, ku agjencitë ndërkombëtare të ndihmës thonë se mijëra njerëz janë bllokuar.

Banorët në Jabalia, në veri të enklavës dhe kampeve të saj më të mëdha historike të refugjatëve, thanë se ajo po goditet nga forcat izraelite nga ajri dhe toka.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) tha se Hezbollahu kishte gjuajtur rreth 320 predha nga Libani në Izrael të shtunën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ajo deklaroi zonat përreth disa qyteteve në veri të Izraelit të mbyllura për publikun.

Izraeli lëshoi urdhra evakuimi për banorët e 23 fshatrave jugore të Libanit për t’u zhvendosur në veri të lumit Aëali, i cili rrjedh nga lugina perëndimore Bekaa në Mesdhe.

IDF tha se evakuimet ishin të nevojshme për sigurinë e banorëve për shkak të rritjes së aktivitetit të Hezbollahut, duke pretenduar se grupi po përdor vende për të fshehur armët dhe për të nisur sulme ndaj Izraelit. Hezbollahu mohon fshehjen e armëve mes civilëve.

Ushtria publikoi gjithashtu urdhra evakuimi të shtunën për dy lagje në skajin verior të qytetit të Gazës, duke thënë se ishte një “zonë e rrezikshme luftimi”. Në një deklaratë, ministria e brendshme e Gazës e drejtuar nga Hamasi u kërkoi banorëve të mos zhvendoseshin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat