spot_img
E hënë, 9 Mars, 2026
23:54
HomeKosovaPërurohet rruga Gjilan-Bujanovc, 2.9 km pas pesë vitesh punime

Përurohet rruga Gjilan-Bujanovc, 2.9 km pas pesë vitesh punime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc, 2.9 kilometërshe, duke thënë se kjo rrugë paraqet rëndësi të veçantë për qytetarët e komunës së Gjilanit.

Mund të jetë një imazh i rrugë, rrugë dhe teksti

- Advertisement -

“Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, zv/ministrin z. Hysen Durmishi dhe bashkëpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm”.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe rrugë

- Advertisement -

“Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biçiklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, shtoi Aliu.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti

Punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc kishin nisur në vitin 2019.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat