spot_img
E martë, 17 Shkurt, 2026
23:26
HomeKulturëPërvjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për...

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare solli sot në vëmendje korrespondencën mes Faik Konicës dhe at Shtjefën Gjeçovit.

Nëpërmjet një letre, që Faik Konica i drejton at Shtjefën Gjeçovit, ai ngre shqetësimin për gjuhën shqipe dhe çështje të tjera të kulturës dhe aktualitetit të kohës.

- Advertisement -

Dorëshkrimi, që ruhet në fondin e Bibliotekës Kombëtare, është dëshmi e një dialogu të thellë intelektual mbi çështjen kombëtare, kulturën dhe fatin historik të shqiptarëve. Kjo letër kujton se, pavarësia është jo vetëm një akt politik, por edhe një projekt kulturor e shpirtëror. Me Kosovën e pavarur, ajo që dikur formësohej vetëm në mendim dhe letër, sot, jetohet si shtetësi dhe dinjitet.

Dorëshkrimi ruhet në fondet e BKSh, si pjesë e trashëgimisë dokumentare kombëtare. /atsh

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat