spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
00:11
HomeSiguriaPoliciaPesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë marrë masa ligjore me vendim të prokurorëve përkatës.

- Advertisement -

Në Lipjan, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se edhe në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

- Advertisement -

Kurse në Obiliq, policia ka arrestuar dy persona burra, të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është strehuar tek familja e saj, ndërsa pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rast i dhunës në familje është regjistruar edhe në Rahovec, ku një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës gruaje. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-Rahovec dhe më pas, me vullnetin e saj, është larguar për tek familja e saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gjakovë, policia ka arrestuar një të dyshuar kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, është strehuar tek familja e saj dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat