spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
01:46
HomeSiguriaPoliciaPesë raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Pesë raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje që janë raportuar gjatë 24-orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës.

Të njëjtat janë raportuar të kenë ndodhur në Fushë-Kosovë, Podujevë, Lipjan, Prishtinë.

- Advertisement -

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

- Advertisement -

Fushë Kosovë 22.10.2025 – 00:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë  22.10.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 22.10.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë  22.10.2025 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  21.10.2025 – 15:30. Më 22.10.2025, është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat