Pesë raste janë përfshirë në raportin 24 orësh – Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Istog e Skenderaj.
Policia ka dhënë detaje për secilin prej tyre:
“Fushë Kosovë, 29.10.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari kishte përdorë një thikë kuzhine si kërcenim ndaj viktimës. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Prishtinë 28.10.2025. Me 29.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës -nënës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”
“Pejë 29.10.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Istog 29.10.2025 – 15:00. Pas një mosmarrëveshje viktimës femër kosovare, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i kishte kërkuar që të dalë nga shtëpia. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj bashkë me fëmijët ka shkuar te prindërit-familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
“Skenderaj 29.10.2025 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, është intervistuar në prezencë të zyrtarit të QPS-së dhe pastaj së bashku me vajzën e saj janë dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”



