spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:59
HomeKulturëPetro Marko, një figurë kyçe në krijimin e prozës moderne shqiptare

Petro Marko, një figurë kyçe në krijimin e prozës moderne shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 25 nëntor të vitit 1913, lindi në Dhërmi një nga shkrimtarët më të shquar shqiptar, Petro Marko.

Ai është cilësuar si shkrimtari kundër-rrymë, i cili nëpërmjet prozës moderniste arriti t’i bëjë bisht caqeve uniformizuese të realizmit socialist. Ndërsa, në rangun ndërkombëtar, është pjesë e radhëve të shkrimtarëve të brezit të humbur, së bashku me Ernest Heminguejn dhe Erik Maria Remarkun.

- Advertisement -

Petro Marko

- Advertisement -

Në vitin 1936, Marko iu bashkua radhëve të Luftës Civile të Spanjës me një grup prej 40 shqiptarësh. Në klimën e luftës nacional-çlirimtare, u kthye në atdhe ku ra në prangat e italianëve dhe së bashku me 600 të burgosur të tjerë u internua në ishullin e Ustikës. Kjo do ta ndikonte të sillte, vite më vonë, veprat si “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” që portretizojnë shkretinë e luftës, duke himnizuar paqen dhe humanizmin.

Për një dekadë, pas publikimit të romanit të tij të bujshëm “Një emër në katër rrugë”, në vitin 1972, Petro Markos iu ndalua e drejta e botimit, pasi u denoncua nga kritika e indoktrinuar, për gabime ideore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat