spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
00:25
HomeKulturëPicasso i fshehur në Teheran, kryevepra që bota nuk mund ta shohë

Picasso i fshehur në Teheran, kryevepra që bota nuk mund ta shohë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një vepër e Picasso-s me vlerë të paçmuar rrezikon të mos mund të admirohet më për shkak të luftës në Iran. Piktura e njohur si “Piktori dhe modelja e tij“, bën pjesë në një koleksion shumë miliardësh kryeveprash të shekullit XX që aktualisht ndodhet nën qiellin e bombarduar të Teheranit.

Më saktësisht, ajo ruhet në një bodrum që shërben edhe si fortesë e kryeqytetit iranian, në depot e Muzeut të Artit Bashkëkohor.

- Advertisement -

Ajo që është e veçantë është se historia e saj lidhet ngushtë me ekonomitë botërore. Për shkak të embargos së naftës nga OPEC-u në vitin 1973, që katërfishoi çmimin e naftës, paralizoi ekonominë amerikane dhe gjeneroi fitime të jashtëzakonshme për Iranin, koleksionistët më të pasur nuk jetonin më në New York, por në Lindjen e Mesme. Kështu, piktori dhe modelja e tij e Pablo Picassos u bë pronë e Iranit që nga vitet ’70.

Piktura e vitit 1927, sipas Bloomberg, është ndoshta kanavaca më e rëndësishme në botë që nuk mund të vizitohet apo shihet. Historiani i artit Jeremy Melius e ka përshkruar si “një nga arritjet më të mëdha” të karrierës së artistit, një kryevepër e periudhës surrealiste të Picasso-s. Pa risitë e saj, historianët e artit besojnë se mjeshtri spanjoll nuk do të kishte mundur të pikturonte kurrë Guernica-n e tij të famshme. /KultPlus

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat