spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
03:04
HomeKulturëPiktura e Yves Klein shitet për më shumë se 21 milionë dollarë

Piktura e Yves Klein shitet për më shumë se 21 milionë dollarë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një nga veprat më të njohura të artistit francez Yves Klein, piktura “California (IKB 71)”, është shitur në ankand në Paris për mbi 21 milionë dollarë (18.4 milionë euro), duke vendosur një rekord historik për tregun francez të artit.

E realizuar në vitin 1961, kjo pikturë monumentale, gati 4 metra e gjerë, është e mbuluar plotësisht me nuancën ikonike “International Klein Blue (IKB)”, pigmenti i patentuar nga vetë artisti për të ruajtur intensitetin e ngjyrës ultramarin, përcjellë KultPlus.

- Advertisement -

Ky është çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë në Francë për një vepër arti, duke e vendosur Yves Klein në majat e tregut ndërkombëtar.

Yves Klein (1928–1962), i ndarë nga jeta në moshën vetëm 34-vjeçare, konsiderohet një nga pionierët e artit bashkëkohor, konceptual dhe minimalist. Ai është i njohur për monokromet blu, performancat avangarde dhe eksperimentet me materiale të reja.

- Advertisement -

Ngjyra e tij e famshme International Klein Blue është kthyer në një simbol të pafundësisë dhe shpirtit të lirë, duke e bërë Klein një prej figurave më të rëndësishme të artit modern.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat