spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
16:21
HomeSiguriaPoliciaPlagosen me armë zjarri dy persona në orët e hershme të mëngjesit...

Plagosen me armë zjarri dy persona në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor,” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat