spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
02:05
HomeKosovaPlagoset hetuesi i IPK-së në “Rrugën B” në Prishtinë

Plagoset hetuesi i IPK-së në “Rrugën B” në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për media se sonte rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në “Rrugën B” në Prishtinë.

Nga ku është raportuar se një person është plagosur. Raportohet se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe sipas burimeve, rasti nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.

- Advertisement -

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, Ahmeti tha se “aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat