Një zyrtar policor raportohet të jetë plagosur rreth orës 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se personi i plagosur është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.
”Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti, duke mos dhënë më shumë detaje.
Nga ana tjetër, nga QKUK kanë njoftuar se gjendja e të plagosur është stabile.