spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeSiguriaPlagosje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, Policia jep detajet

Plagosje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, Policia jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një plagosje me arme zjarri dyshohet se ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, në lagjen “Kodra e Trimave”, në rrugën ‘Carraleva’.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër i dyshuar.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.

Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Aty provat e nevojshme për hetim të mëtutjeshme po i marrin edhe ekipet e forenzikes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat