Temperatura më e lartë u regjistrua në mesditë sot në qytetin Omdiyeh në Iranin jugperëndimor, ku temperatura arriti në 49.6 gradë, sipas faqes së internetit Ogimet, e cila mbledh të dhëna për motin nga e gjithë bota.
Në vendin e dytë është gjithashtu një qytet në Iran, Ahvaz, i cili ndodhet në luginën e lumit Karun, ku janë matur 48.6 gradë.
Pika më e ftohtë në botë sot në mesditë ishte Vostok në Antarktidë, ku u mat minus -74.2 gradë.
Erërat më të forta u regjistruan në Groenlandë, ku shpejtësia e erërave arriti në 220 kilometra në orë, dhe më shumë shi ra në Indi në Honavar.
Në Evropë, temperatura më e lartë ishte në Turqi, ku tetë qytete ishin midis dhjetë më të nxehtave.
Batman regjistroi 42.6 gradë, Diyarbakir 41.9 gradë dhe Urfa 41.7 gradë.
Dy qytete në Spanjë janë ndër dhjetë më të nxehtat – Ciudad de Sevilla me 39.7 gradë është në vendin e shtatë dhe Murcia me 39.4 është në vendin e dhjetë.
Në majën zvicerane të Jungfraujoch u mat zero gradë, duke e bërë atë vendin më të ftohtë në Evropë sot në mesditë.
Shiu më i dendur në Evropë ra në fshatin skocez Aboyne, ndërsa era më e fortë fryu në Austri, në aeroportin e Innsbruck, ku u regjistruan erëra me shpejtësi 104 kilometra në orë.