spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:05
HomeSport"Pleshti" vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan

“Pleshti” vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lionel Messi, vazhdon të shkëlqejë në MLS.

Në ndeshjen e fundit ai shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Inter Miami ndaj DC United, duke qenë përsëri protagonisti kryesor i skuadrës së tij.

- Advertisement -

Ndeshja nisi mirë për Interin, që kaloi në epërsi në minutën e 35-të me golin e Allende.

Megjithatë, Benteke barazoi në minutën e 53-të për DC United, duke e kthyer gjithçka në pikën zero. Pikërisht atëherë në skenë hyri Messi.

- Advertisement -

Në minutën e 66-të, argjentinasi shënoi për 2-1, duke i dhënë epërsi skuadrës së tij.

Pak më pas, ai ia dorëzoi penalltinë bashkëkombësit të tij 19-vjeçar, Silvetti, i cili goditi traversën dhe humbi mundësinë për të vulosur rezultatin.

Por, Messi nuk u ndal me kaq.

Në minutën e 85-të gjeniu argjentinas shënoi gol spektakolar përsëri për 3-1, duke siguruar praktikisht fitoren e Interit.

Në minutat shtesë, Murrell shënoi për 3-2, por nuk mjaftoi për t’ia mohuar tri pikët skuadrës nga Florida.

Me këta dy gola, Messi arriti kuotën e 22 realizimeve këtë sezon në MLS.

Kjo ishte hera e gjashtë që ai e mbyll një ndeshje me dy gola në emrin e tij, pasi e kishte bërë më parë kundër Montrealit, New England, Nashville, New York Red Bulls dhe Orlandos.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat