spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:22
HomeKosovaDrejtësiaPolicët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut mbërrijnë në gjykatë

Policët e dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut mbërrijnë në gjykatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në natën mes 6 dhe 7 korrikut, kanë mbërritur në gjykatë në Lipjan.

Seanca dëgjimore ku pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj tyre pritet të fillojë, ndërsa jashtë gjykatës po qëndrojnë një numër i madh i mediave.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga 30 ditë paraburgim për pesë zyrtarët policorë, raporton T7.

Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat