Tre policë kanë pësuar lëndime në një vetaksident në fshatin Varagë, afër Zubin-Potokut.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Sipas tij, policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Elshani ka thënë se vetaksidneti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.
Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në Veri.
Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në Veri të Kosovës.



