spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
15:25
HomeKosovaPolici nga Llausha, i afërt me punëtorin që vdiq në Gjakovë: Çdo...

Polici nga Llausha, i afërt me punëtorin që vdiq në Gjakovë: Çdo ditë ka bërë 100 km për në punë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lulzim Geci, zyrtari i Policisë së Kosovës në Skenderaj, e ka kujtuar Daut Bajraktarin si njeri të mirë, të urtë dhe punëtor.

Daut Bajraktari, 50-vjeçar, vdiq sot në vendin e tij të punës në Gjakovë. Ai nuk arriti t’u përballonte plagëve të marra pas rënies nga lartësia e një objekti në të cilin po punonte.

- Advertisement -

Geci, i cili ishte mik me Bajraktarin, tha se i ndjeri ishte nga fshati Jashanicë, një vendbanim në Komunën e Klinës dhe se ai udhëtonte çdo ditë nga 100 kilometra për në vendin e tij të punës.

“Ne mesin e dy puntorëve qe sot humbën jeten tragjikisht ne venidn e punës në Gjakovë, është edhe miku i axhes tim, Daut Rrustem Bajraktari nga fshati Jashanicë. Daut mikun do ta kujtojmë si njeri i mirë, i urtë, dhe puntorë i cili çdo ditë ka berë rreth 100 km rrugë per në punë qe familjes së tij ti krijoj kushte minimale për jetesë”, tha polici Geci.

- Advertisement -

Lulzim Geci është djali i mësuesit Halit Geci, të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe. Në varrimin e tij në Llaushë, doli për herë të parë në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat