spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
05:20
HomeSiguriaPoliciaPolici plagoset aksidentalisht në poligonin e qitjes në Pasjak, Novobërdë

Polici plagoset aksidentalisht në poligonin e qitjes në Pasjak, Novobërdë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Policia: Një zyrtar policor është plagosur në poligonin e qitjes “Target” në Pasjak të Novobërdës, të dielën rreth orës 19:12. Sipas zëdhënësit të Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, incidenti ndodhi kur një person i mitur që ndodhej në poligon shkrep armën aksidentalisht, duke plagosur policin E.Sh. (2003).

Polici i plagosur u dërgua me urgjencë në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor. Ndërkohë, i mituri është arrestuar dhe intervistuar nga njësitë e hetimeve rajonale, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit po vazhdojnë.

- Advertisement -

Përveç kësaj, është arrestuar edhe një instruktor i poligonit me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar përfshirjen e tij në hetime.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së bëri të ditur se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rastit, duke ndjekur udhëzimet e prokurorit.

- Advertisement -

Ngjarja në Pasjak vjen pak kohë pas një incidenti tjetër në Çubrel të Skenderajt, ku një veturë policie u përfshi në një aksident. Në të dy rastet, autoritetet po ndërmarrin masat e nevojshme për hetim të plotë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth orës 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne poligonin e  gjuajtjes ,,Target’’, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur  zyrtari policor E.Sh. (2003) dhe i njëjti është transportuar për QKUK- Prishtinë.

Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhë kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshuari i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Policia e Kosovë, njësia e Hetimeve Rajonale pas hetimeve në  vazhdim lidhur me rastin Plagosje, me vendim të prokurorit të shtetit është arrestuar një instruktor i cili punon në këtë poligon. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar nga njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, konfirmoi për media “që hetuesit e IPK-së pasi janë njoftuar nga Policia kanë dalë në vendngjarje në të dy rastet”, referuar edhe aksidentit që ndodhi në Çubrel të Skenderajt, në të cilin u përfshi një veturë e policisë.

“Bazuar në informacionet dhe hetimet në vendngjarje, bashkë me njësitet Policore dhe Udhëzimet e Prokurorit do të ndërmerren veprimet e nevojshme”, shtoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat