spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:01
HomeSiguriaPoliciaPolicia arreston 11-vjeçarin duke vozitur Laborgjini

Policia arreston 11-vjeçarin duke vozitur Laborgjini

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë Lamborghini në Prizren, pasi që ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa me atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.

Policia thotë se gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur vetura ka qenë pa tabela të regjistrimit dhe poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.

- Advertisement -

“Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, pronarit i shqiptohet një gjobë
Prizren, 22 Nëntor 2024. Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa. Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai. Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit. Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar, I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion”, ka shkruar Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat