spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:04
HomeSiguriaPoliciaPolicia bastis një lokacion në Leposaviq, sekuestron bluza me simbole nacionaliste serbe

Policia bastis një lokacion në Leposaviq, sekuestron bluza me simbole nacionaliste serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka zhvilluar sot rreth orës 12:00 një bastisje në një lokal në zonën e Leposaviqit, ku dyshohej se shiteshin artikuj të ndaluar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për media se gjatë aksionit janë gjetur pije, bluza, elektroshokë dhe materiale me logo e mbishkrime të ndjeshme, të cilat dyshohet se përbëjnë shkelje ligjore.

- Advertisement -

“Rreth orës 12 jemi njoftu nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejt e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposavicit shiten pije, logo, maica, elektroshok etj. Lidhur me rastin Njësiti i Hetimeve Rajonale ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka asistu edhe Dogana ndërsa për shkak të mbishkrimeve dhe gjërave të tjera që janë gjetë aty është njoftu edhe Prokuroria Speciale. Deri tani nuk kemi persona të arrestuar dhe bastisja ende është në vazhdim. Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të dijm se si të veprojm tutje”, ka njoftuar Elshani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat