Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU ka arrestuar një person të dyshuar, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
“Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’”, njofton policia.
Policia konfirmon se me urdhër të prokurorit Kujdestar, “i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”.



