spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
21:16
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës gjen armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi në...

Policia e Kosovës gjen armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi në Zubin-Potok

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka vijuar patrullimet dhe kontrollet në gjithë vendin, për të luftuar krimin e organizuar dhe shtrirë rendin ligjor.

Me këtë rast, në fshatin Radosevika të Zubin-Potokut, policia gjeti dhe konfiskoi armë, municion e pajisje ushtarake, në një shtëpi të pabanuar.

- Advertisement -

Në shtëpinë e pabanuar u gjet një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me 27 fishekë, dy fishekë të gjuetisë dhe disa pajisje ushtarake.

“Lidhur me rastin, është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Pronari i shtëpisë është shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar. I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat