spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
14:28
HomeKosovaPolicia e Kosovës jep detaje të reja për vrasjen në Gjakovë

Policia e Kosovës jep detaje të reja për vrasjen në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur të hënën në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, i dyshuari është pronari i një lokali, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të dy viktimave. Pas incidentit, ai është vetëdorëzuar në polici, duke dorëzuar edhe një revole.

- Advertisement -

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja, si dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Pas intervistimit nga organet kompetente, i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat