spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në...

Policia e Kosovës merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një delegacion i lartë i PK-së, kanë marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025.

Në njoftim shtohet edhe se konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

- Advertisement -

“Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me: krimin e organizuar ndërkombëtar, luftën kundër trafikimit të narkotikëve, pastrimin e parave, keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale, si dhe format e reja të krimit financiar”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol

Prishtinë, 25 shtator 2025

Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Hetimeve, drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Europol, morën pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, e cila u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, më 23 dhe 24 shtator 2025.

Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

Në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me:

krimin e organizuar ndërkombëtar, luftën kundër trafikimit të narkotikëve, pastrimin e parave, keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale, si dhe format e reja të krimit financiar.

Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare. Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore.

Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat