spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:31
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës sekuestron armë dhe municione në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës sekuestron armë dhe municione në Veri të Mitrovicës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh, në një kotec pulash në një nga lagjet e Veriut në Mitrovicë, përkatësisht tek “Shkëmbi i Dudës”.

“Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë te gjatë – AK-47, dy karikator të së njëjtës armë me nga 30 fishek, katërqind e shtatëdhjetë e tre fishek të pistoletës, dyzet fishek të armës së gjuetisë, njëqind e njëzet e dy fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë, një thikë taktike, një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë e zezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i çantë e veglave dhe teksti

Në lidhje me rastin në stacion policor është shoqëruar i dyshuari Z.T i moshës 68-vjeçare i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

- Advertisement -

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat