spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Kosovës sekuestron armë, fishekë dhe pajisje të dyshimta

Policia e Kosovës sekuestron armë, fishekë dhe pajisje të dyshimta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në disa qytete të Kosovës janë shënuar raste të shumta që lidhen me armëmbajtje pa leje, përdorim të armës dhe vepra të tjera penale të ngjashme, njofton policia.

Një rast më serioz është shënuar në Vushtrri, ku njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara kanë kontrolluar tri lokacione, dy shtëpi dhe një lokal në pronësi të katër të dyshuarve.

- Advertisement -

Policia njofton se gjatë kontrollit janë sekuestruar dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celularë, një shkop druri, një palë dorëza, një thikë, dokumente të ndryshme, një pasaportë, një patentë shoferi, një USB SanDisk, një laptop, një palë patika dhe një çelës motori.

Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

E në Fushë Kosovë, është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një fishek dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, njofton policia, një femër ka raportuar se kishte dëgjuar disa krisma që dyshohet të kenë qenë të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është në procedurë hetimore.

Në Klinë, një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Policia ka konfiskuar një armë zjarri dhe 27 gëzhoja. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Po ashtu, në Pejë janë raportuar dy raste të ndara të përdorimit të armës. Në njërin rast, është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një revole dhe tre gëzhoja. Edhe ky i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në një rast tjetër në të njëjtin qytet, një tjetër person është arrestuar pasi dyshohet për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar. Policia ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja dhe, pas intervistimit, edhe ky i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat