spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
02:21
HomeKosova“Hakmarrja” e rendit në ditën e dhimbjes: Policia zbulohet arsenalin e armëve...

“Hakmarrja” e rendit në ditën e dhimbjes: Policia zbulohet arsenalin e armëve në veri në përvjetorin e masakrës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

MITROVICË (“E VERIUT“)– Në një ditë kur Mitrovica kujton përvjetorin e rëndë të masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve, Policia e Kosovës ka dhënë një përgjigje të fuqishme përmes sundimit të ligjit. Pas marrjes së informacioneve nga qytetarët, forcat e rendit kanë bastisur një bodrum në rrugën “Vasilije Ostroshki” në Mitrovicë të Veriut, ku kanë zbuluar një “bunker” me armë e pajisje ushtarake.

Pamje nga Policia e Kosovës
Pamje nga Policia e Kosoves

Në këtë operacion, policia ka sekuestruar një arsenal të vërtetë lufte:

- Advertisement -
Pamje nga Policia e Kosoves
  • 3 armë të gjata (të llojit kallashnikov) dhe pjesë përcjellëse si tytë vazhduese e kondak.

  • 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 14 karikatorë dhe 10 krehër për fishekë.

    - Advertisement -
  • 1 granatë dore tymuese dhe pajisje luftarake: 2 antiplumb, 2 jakne ushtarake, uniformë dhe pantallona ushtarake.

Ky aksion vjen në një moment tejet simbolik, duke dëshmuar se institucionet e sigurisë janë të gatshme të parandalojnë çdo skenar destabilizues në zonat ku dikur lulëzonte krimi dhe dhuna etnike. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat që i posedonin këto mjete ilegale. Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në rritjen e sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat