spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:01
HomeSportPolicia e Kosovës shpallet kampione në turneun ndërkombëtar “Copa Del Mare”

Policia e Kosovës shpallet kampione në turneun ndërkombëtar “Copa Del Mare”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar, duke u shpallur kampion i turneut prestigjioz “Copa Del Mare”, i cili u mbajt këtë javë në Marathon të Greqisë. Në këtë ngjarje sportive morën pjesë 51 ekipe që përfaqësuan agjenci të sigurisë nga 21 shtete të ndryshme.

Përfaqësuesit kosovarë zhvilluan një performancë të jashtëzakonshme, duke fituar të gjitha tetë ndeshjet që zhvilluan gjatë tri ditëve të turneut. Në fazën e grupeve, Policia e Kosovës triumfoi ndaj ekipeve si APL 13 (Francë), Bologna (Itali), Bogota (Kolumbi), ACIT (Zvicër) dhe IPA IAȘI (Rumani). Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale u vendosën përmes penalltive dramatike, ku ekipi kosovar doli sërish fitues.

- Advertisement -

Në finalen e madhe, Policia e Kosovës përballet me ekipin e Rumanisë, të cilin e mposhti bindshëm me rezultat 3:0, duke siguruar kështu trofeun e turneut.

Ky sukses i radhës është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë fizike të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë ambasadorë të denjë të vendit në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat