spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:49
HomeSiguriaPoliciaPolicia e Prokuroria përfundojnë hetimet: S’ka tela me rrymë në ujin e...

Policia e Prokuroria përfundojnë hetimet: S’ka tela me rrymë në ujin e Ujmanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me deklarimet e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

I njëjti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar në polici se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Policia njofton se ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast.

- Advertisement -

Njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.

Pas analizimit të të gjitha provave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore Mitrovicë ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, bëhet e ditur në njoftim.

“Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal.
Njësitë përkatëse të Kontrollit Kufitar Ujor, si dhe njësi të tjera policore, vazhdimisht kryejnë patrullime të rregullta në Liqenin e Ujmanit, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe monitorimit të situatës në terren”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat