spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:49
HomeSiguriaPoliciaPolicia edhe një “Alo Swiss” për ngasësin e papërgjegjshëm…!

Policia edhe një “Alo Swiss” për ngasësin e papërgjegjshëm…!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në trafik është regjistruar nga Njësia për Komunikacion Rrugor në Gjilan, ku zyrtarët policorë ndaluan një automjet me targa të Zvicrës në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë. Mjeti u kap duke lëvizur me 113 km/h në një zonë ku kufiri i lejuar ishte 60 km/h.

Sipas policisë, kundërvajtësi ishte shtetas me leje drejtimi zvicerane. Ai është ndëshkuar me një gjobë prej 300 eurosh dhe ndaj tij është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Kosovës për tre muajt e ardhshëm.

- Advertisement -

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Zvicrës për trajtimin e kundërvajtjeve ndërkufitare, rasti është proceduar për njoftim edhe tek autoritetet zvicerane.

Policia e Kosovës thekson se kontrolli i rregullt i trafikut dhe veprimet ndaj shkelësve janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e sjelljeve të rrezikshme, pavarësisht shtetësisë së kundërvajtësve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat