spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
08:59
HomeSiguriaPoliciaPolicia gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit

Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka gjetur një zollë në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në njoftim thuhet se me datë 26.03.2025, rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit”, theksohet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat