spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:50
HomeSiguriaPoliciaPolicia jep detaje në lidhje me përplasjen e veteranit me deputeten Pacolli

Policia jep detaje në lidhje me përplasjen e veteranit me deputeten Pacolli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës e ka dhënë detaje për rastin e përplasjes së deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, me një qytetar, i cili në një restorant zyrtares së VV-së i ka thënë “hajnesh”.

Policia rastin e ka cilësuar si kanosje, derisa ka treguar se qytetari në fjalë pas intervistimit është liruar.

- Advertisement -

Në raportin 24 orësh policai ka dhënë edhe detaje tjera.

“KANOSJE -Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kakanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat