spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:12
HomeSiguriaPoliciaPolicia ka sekuestruar 16 armë zjarri javën e kaluar në Prishtinë

Policia ka sekuestruar 16 armë zjarri javën e kaluar në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e rajonit të Prishtinës javën e kaluar ka realizuar 109 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 për vepra penale.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  109 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

- Advertisement -

Po ashtu, janë sekuestruar 16 armë zjarri.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

- Advertisement -

Ndërsa, janë shqiptuar 4520 gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4520 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 498 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat