spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:39
HomeSiguriaPoliciaPolicia kap në flagrancë kontrabandë me barna nga Serbia

Policia kap në flagrancë kontrabandë me barna nga Serbia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia.

Automjeti që është ndaluar dhe kontrolluar ka pasur barna të llojeve të ndryshme.

- Advertisement -

Nga policia është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, dhe mallrat e dyshuara të sekuestrohen.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 18 korrik 2025

Patrulla policore kufitare e SPMK- Muqivërcë DRPK-Lindje Kaçanik, e angazhuar në  luftimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare, ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Rreth orës 13:25 në fshatin Novosellë, pasi që është futur në territorin e Republikës së Kosovës nga territori i Serbise, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat