Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave që dyshohen për vjedhje të rëndë.
Policia ka njoftuar se personat e dyshuar të identifikuar janë Ismail Dishuka dhe Emanuel Shkodra, që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tyre kontaktoni policinë”, thuhet në njoftim të PK-së.

Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personave të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar që janë identifikuar:
– ISMAIL DISHUKA, (25.10.1979) dhe
– EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com.



