Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i viktimave nga përleshja me armë zjarri në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, të martën rreth orës 17:00, ka shkuar në dy.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se edhe personi që ishte konstatuar fillimisht si i plagosur, nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve.
Policia ka arrestuar një person lidhur me rastin dhe në vendngjarje janë të pranishëm dy prokurorë të krimeve të rënda, të cilët po kryejnë hetimet e nevojshme për rastin.