spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:20
HomeSiguriaPoliciaPolicia konfiskon mbi 22 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Policia konfiskon mbi 22 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka konfiskuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak 22 mijë e 700 euro, mjete këto të padeklaruara.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës që thonë se bankënotat u gjetën gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar.

- Advertisement -

Mjetet e padeklaruara sipas policisë u gjetën në një qese në bankënota prej 100 dhe 200 euro btë cilat u sekuestruan dhe iu dorëzuan Doganës së Kosovës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Policia Kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, me datën 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me vozitës mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro). Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat